British Airways/ Një defekt lë avionët në tokë

08 gusht 2019 | 09:07

British Airways ka anuluar më shumë se 100 fluturime dhe ka shtyrë me dhjetëra të tjerë të mërkurën pas një problemi të rëndë në sistem.

Një problem me kompjuterat, më i fundit në një seri ndërlikimesh të ngjashme në këtë kompani, ka shkaktuar kaos në sportelet e check-init dhe ka lënë në tokë stafin, pa mundur të ngrenë avionët në fluturim.

Fluturimet e distancave të shkurtra drejt dhe nga bazat e kompanisë në aeroportin Heathrou dhe atë Gatwik, ishin më të prekurit ndërsa fluturimet në distanca të gjata u vonuan me orë të tëra.

“Ne po përjetojmë disa probleme në sistem që kanë prekur edhe oraret e avionëve”, ka njoftuar kompania, duke i kërkuar klientëve t’i japin pak kohë aeroportit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një e katërta e popullatës së botës përballet me mungesa…