Brnabiqi thotë se Thaçi nuk duhet të flas për Preshevën

12 tetor 2018 | 15:58

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, u ka bërë thirrje sot përfaqësuesve të Kosovës që siç tha ajo të ndalojnë të flasin për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën dhe Serbinë Qendrore.

Sipas saj, është e  nevojshme të diskutohet nëse mund të arrihet një kompromis që do të siguronte normalizim afatgjatë të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.

Shefja e Qeverisë serbe duke folur për mediat serbe kësisoj i është përgjigjur pohimit të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se mori mbështetjen e presidentit francez Emanuel Macron në Beograd dhe Prishtinë që të arrijnë sa më parë një marrëveshje të detyrueshme, me “një mundësi reale për korrigjimin e kufirit që nënkupton bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Kosovës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skiatorja më e suksesshme në histori, Lindsi Von, ka bërë…