Broja: Duam rezultat pozitiv ndaj Gjermanisë

26 mars 2018 | 17:59

Futbollisti i Përfaqësues së Kosovës U21, Rron Broja, ka bërë me dije se të përzgjedhurit e Rafet Prekazit po synojnë të befasojnë kampionët e botës, Gjermaninë.

Kosova dhe Gjermania përballën nesër (e martë) në stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

“Na pret një ndeshje e vështirë kundër Gjermanisë, pasi dihet që kemi të bëjmë me kampionët në fuqi. Mirëpo, ne jemi të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe synojmë që të bëjmë befasi, duke marrë një barazim e pse jo edhe fitore. Gjermanët janë shumë të fortë, por e kemi analizuar lojën e tyre dhe do të japim maksimumin që të nxjerrim rezultat pozitiv në këtë ndeshje”, ka thënë Broja.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet…