Broja: Në ‘Euro 2024’ mund të bëjmë diçka të veçantë

30 maj 2024 | 13:10

Më i lidhur se kurrë me vendin e tij, me rrënjët e tij. Në çdo dalje publike këtë periudhë, Armando Broja ka folur më fjalë të mëdha, me fjalë zemre për Shqipërinë, për tifozët kuqezi. Së fundmi, në një intervistë për revistën angleze, “Risingballers”, bomberi shqiptar e nisi pikërisht nga tifozët, i bindur se me ta në krah, Shqipëria është me e fortë.

“Tifozët e Shqipërisë janë më të mirët në botë. Ne jemi një trup i vetëm. Lojtarët, tifozët dhe vendi ynë të gjithë së bashku kemi”, nis rrëfimin e tij Broja duke u ndalur më pas tek mënyra e tij e festimit, ku në Angli e lidhin me një imitim ndaj Anelkas, ish-sulmuesi i Chelseat, por Broja e përsëriti se festa e tij ka lidhje me simbolin e vendit të tij, shqiponjën: “Kur shënoj festoj duke bërë shqiponjën. Të gjithë mendojnë se imitoj Anelkanë, por unë festoj sepse dashuroj vendin tim. Është një mënyrë festimi unike”. Sulmuesi shqiptar u pyet edhe në lidhje me “Euro 2024”, ftesën e marrë nga Sylvinho dhe grupin ku bën pjesë Shqipëria.

“Do të jetë një emocion i madh për mua. Dua të falënderoj edhe familjen pasi më ka mbështetur gjithmonë. Të gjithë e dimë se jemi në një grup të fortë, mbase më i vështiri në Evropian, por ne mund të shkojmë në Gjermani dhe mund të bëjmë diçka të veçantë”, u shpreh Broja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në Leskovik…