Broja në formacionin e javës në Holandë

19 tetor 2020 | 13:49

Sulmuesi Armando Broja ishte protagonist në fundjavën e Eredivisie, duke shënuar dy herë në fitoren 2-0 të Vitesse në transfertën kundër Den Hag.

Me këtë paraqitje, sulmuesi shqiptar në pronësi të Chelseat ka fituar edhe elozhet e mediave holandeze. Këto të fundit i kanë rezervuar atij një vend në formacionin më të mirë të javës. Një vlerësim i rëndësishëm për Armando Brojën, që mund të kthehet me shënjestër të përmirësuar për ndeshjet e nëntorit të kombëtares shqiptare në Ligën e Kombeve.

122160005 650016585877547 8945034455661254351 N E1603100653453

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, Gazmend Abrashi, përmes profilit të tij në…