Broja nuk bën pjesë në planet e Evertonit

08 maj 2025 | 15:15

Armando Broja nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Evertonit pas përfundimit të sezonit aktual. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë në verë do të kthehet te Chelsea, pasi Evertoni nuk do ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së tij.

Broja ishte huazuar për një vit tek Evertoni nga Chelsea, por për shkak të lëndimeve të shumta nuk ka bindur me paraqitjet e tij. Në total, Broja ka 10 paraqitje këtë sezon në Premierë Ligë, kurse Evertoni kishte të drejtën për ta blerë për 20 milionë euro.

Broja ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2028, kurse para Evertonit ka qenë i huazuar edhe te Fulhami e Southamptoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosovari Azem Haziri ka postuar një video në profilin e…