Broja, objektivi kryesor i West Hamit  

22 janar 2024 | 13:32

Armando Broja duket gjithnjë e më larg Chelseat, me sulmuesin shqiptar që nuk është më në planet e trajnerit Pochetino.

Pas lajmit të “The Sun”, që theksoi se sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të largohet në huazim në janar dhe më pas do të shitet në verë, ka qenë “The Guardian” ajo që bërë me dije një tjetër lajm të bujshëm.

Sipas prestigjiozes britanike, Broja është kthyer në objektivin kryesor të merkatos për West Hamin. Kjo gjë ka ardhur pasi Aston Villa i refuzoi ofertën “Çekanëve” për Xhon Duran, e cila nuk shkonte në më shumë se 18 milionë paund.

Duke parë nevojën e madhe për një sulmues, West Hami është i gatshëm që të ulet në tavolinë me Chelsean dhe të nisë negociatat për Brojën, pasi në garë për të janë edhe Wolves e Fulham.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim përfaqësuesit…