Haxhiu dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile bisedojnë për reformën në drejtësi

22 janar 2024 | 13:30

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim përfaqësuesit e shoqërisë civile me të cilët ka diskutuar për një sërë çështjesh që ndërlidhen me reformën në drejtësi, dhunën në familje, krimet e luftës, fuqizimin e profesioneve të lira dhe shërbimet sociale dhe familjare.

Në këtë takim, ministrja Haxhiu me theks të veçantë ka folur për vazhdimin e punës pas publikimit të aktgjykimit të plotë lidhur me vetingun, reformën në sistemin prokurorial, plotësim ndryshimin e Kodit Civil, digjitalizimin për Provimin e Noterisë dhe Jurisprudencës, zbatimin e Strategjisë kundër dhunës dhe rregullimin e fuqizimin e mekanizmave si: QPS-të, strehimoret, OJQ-të e licencuara që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare.

Ministrja Haxhiu, ka falënderuar përfaqësuesit e shoqërisë civile për punën e tyre dhe premtoi transparencë dhe vazhdimësi të bashkëpunim në hartimin e politikave të Ministrisë së Drejtësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga samiti i BE-së në…