Brooklyni dhe Minnesota kalojnë në ‘play-off’

13 prill 2022 | 15:43

Kanë nisur ndeshjet e “play-in” në NBA, ku spektakli nuk ka munguar. Brooklyn Nets dhe Minnesota fituan sfidat përkatëse dhe siguruan kualifikimin në çerekfinalet e “play-off”-it.

Ndeshje shtesë, që e bëjnë edhe më interesant sezonin. Brooklyn Nets, që luante në fushën e vet, mundi 115-108 Cleveland Cavaliers, një takim ku vendasit dominuan që nga fillimi deri në fund saqë në fund të periodës së parë shkuan deri në 20 pikë avantazh. Për miqtë u dallua Garland me 34 pikë, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen. Po 34 pikë realizoi edhe Irving për Nets, mbështetur edhe nga Durant me 25 pikë.

Në ndeshjen tjetër, skuadra e Minnesotas mposhti 109-104 Los Angeles Clippers, edhe kjo një përballje me rivalitet. Edwards me 30 pikë e Russell me 29 pikë bënë diferencën për Minnesotan. Ndërsa 34 pikët e veteranit Paul George për Clippers mbetën për statistikë. Brooklyn, në çerekfinale do të luajë ndaj Boston Celtics, ndërsa Minnesota ndaj Memphis Grizzlies.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës…