
Brooklyni triumfon në frymën e fundit
Kampionët e Milwaukee fituan me rezultat 126-114 ndaj Memphisit, ndeshje mes dy ekipesh pretendente për titull këtë sezon.
Ndeshje magjike e Antetokounmpo, me 33 pikë e 15 rebound, duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e 14 asistime të Morant për miqtë. Në sekondën e fundit fiton ekipi i Brooklyn, që mundi me rezultat 119-118 Washingtonin jashtë fushe, ndeshje ku u dallua Irving, autor i 30 pikë.
Zhgënjejnë sërish Lakersat, që në fushën e tyre u mundën 111-104 nga Indiana, me LeVert protagonist, autor i 30 pikëve. Në krye të renditjes në Lindje ngjitet Chicago, që mundi 117-104 Cleveland (DeRozan 30 pikë), ndërsa Miami fitoi 104-92 ndaj Portland (Martin 26 pikë). Pas kohës shtesë triumfon Denverin, që mposhti me rezultat 130-128 Clippersat (Jokiq, 49 pikë 14 rebound, 10 asistime).
Rezultatet
Philadelphia – Orlando 123-110
Washington – Brooklyn 118-119
Atlanta – Minnesota 134-122
Boston – Charlotte 102-111
Miami – Portland 104-92
Chicago – Cleveland 117-104
Milwaukee – Memphis 126-114
Dallas – Toronto 102-98
San Antonio – Oklahoma 118-96
Utah Jazz – Houston 111-116
Denver – Clippers 130-128
Sacramento – Detroit 131-133
Lakers – Indiana 104-111