Komiteti për situatën me pandeminë jep detaje nga takimi i mbajtur sot

20 janar 2022 | 12:31

Pas rritjes së ndjeshme të rasteve pozitive të Covid-19 gjatë ditëve të fundit, sot është mbajtur mbledhja e Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë Covid-19.

Sipas njoftimit të MSh-së, në këtë takim u tha se ngadalësimi i rritjes së numrit të rasteve do të sigurojë që funksionimi i sistemit shëndetësor të mos rrezikohet nga një fluks i madh dhe i përnjëhershëm i pacientëve nëpër spitale, apo nga mungesa e punonjësve shëndetësorë të infektuar.

“Po ashtu, një ngadalësim i tillë do t’u japë kohë qytetarëve që të vaksinohen sa më masivisht, qoftë me dy dozat e para, qoftë me dozën përforcuese. Kjo do t’iu ofrojë mbrojtjen prej infektimit apo sëmundjes së rëndë, si dhe do ta ndihmojë Kosovën në tërësi, që të kalojë sa më shpejt valën aktuale dhe me sa më pak pasoja”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, gjatë vizitës…