Brukseli e ndryshon “planin”, nga heqja graduale tani planifikon t’ia largojë gjysmën e masave Kosovës?
Ndërsa u arrit deri te transferimi i qetë i pushtetit, i cili ishte kusht kyç për nisjen e procesit të heqjes së masave, Bashkimi Evropian vazhdon të hezitojë të përkushtohet ndaj një afati kohor se kur eventualisht mund të ndodhë heqja e tyre.
Gjuha, gjithsesi, është më pozitive sesa në versionet e mëhershme. Ajo që dihet, por nuk thuhet publikisht, është se ende po hezitohet që masat të hiqen para zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
E panjohura e dytë lidhet me faktin nëse masat do të hiqen plotësisht apo gradualisht. Për momentin, sipas asaj që merret vesh, Komisioni Evropian po përgatitet të heqë gjysmën e masave të mbetura.
Sidoqoftë, teksti final, i cili përfshin edhe kapitullin kushtuar Kosovës, pritet të miratohet në takimin e së martës të ministrave për Evropën. /RTK



