28-shi i PDK-së, Hajdar Beqa: Bashkë, përpara drejt ndryshimit të madh që po vjen

15 dhjetor 2025 | 18:53

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, i cili në zgjedhjet e 28 dhjetorit garon me numrin 28 në listën e kësaj partie, ka zhvilluar takime me banorë dhe aktivistë të Fortesës dhe Sopniqit.

Gjatë këtyre takimeve, Beqa ka theksuar mobilizimin e madh dhe mbështetjen e fuqishme për zgjedhjet e ardhshme, duke nënvizuar energjinë pozitive dhe besimin për fitore me Bedri Hamzën si kryeministër.

“Takime mobilizuese edhe në Fortesë dhe Sopniq. Përkrahje e madhe dhe energji pozitive për zgjedhjet e 28 dhjetorit, me Bedri Hamzën kryeministër. Besim, vendosmëri dhe unitet për fitoren e madhe. Bashkë, përpara drejt ndryshimit të madh që po vjen”, ka shkruar Beqa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 13:00…