Vëllezërit Albert dhe Jeton Sylaj po mbahen në burgun e Dyzit

29 tetor 2026 | 22:40

Dy vëllezërit, Albert dhe Jeton Sylaj, janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz, njëri dje e tjetri sot. Ata ndodhen në pavijone të ndryshme brenda burgut.

Arlinda Zekaj u privua nga jeta me sëpatë të dielën, më 25 tetor 2026. I dyshuari kryesor për vrasjen është ish-kunati i saj, Albert Sylaj, ndërsa po në të njëjtën ditë, nga vetë e ndjera, ishte denoncuar në polici ish-bashkëshorti, Jeton Sylaj.

Ky i fundit ndodhet në paraburgim për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”. Nga të dhënat e policisë, Jetoni rezulton të ketë 6 raste të iniciuara më parë, ndërsa vëllai i tij, Alberti, numëron gjithsej 11 raste.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ish-kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj sot u takua me të…