Haradinaj: Republika e Turqisë ka qenë mbështetëse e fuqishme e Kosovës në të gjitha proceset

29 tetor 2026 | 22:39

Ish-kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj sot u takua me të Ngarkuarin me Punë në ambasadën e Turqisë, z. Babür Hızlan me rastin e 103 vjetorit të Shpalljes së Republikës.

Haradinaj shprehet se ishte nder që t’i shpreh urimet e tij për paqe dhe prosperitet të shtetit dhe popullit turk si dhe mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme ndaj shtetit të Kosovës.

“Republika e Turqisë ka qenë mbështetëse e fuqishme e Kosovës në të gjitha proceset, dhe vazhdon të mbetet aleate e rëndësishme e Kosovës në shumë fusha.”,thekson ai në postimin e tij në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Caktimi i prokurores Valbona Dishaj-Haxhosaj si ushtruese e detyrës së…