KFOR-i shpreh ngushëllime pas aksidentit tragjik të helikopterit të EUFOR-it në Bosnjë dhe Hercegovinë

29 tetor 2026 | 23:35

Misioni KFOR, i udhëhequr nga NATO, shpreh ngushëllimet më të thella pas rrëzimit fatal të një helikopteri të EUFOR-it në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Mendimet tona janë pranë viktimave, familjeve të tyre dhe njerëzve të dashur. Gjithashtu, shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për të gjithë personelin e EUFOR-it në këtë kohë pikëllimi të thellë.

KFOR-i qëndron në solidaritet të plotë me EUFOR-in dhe shpreh ngushëllimet më të thella për të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje tragjike”, thuhet në postim.

Një helikopter i misionit paqeruajtës të Bashkimit Evropian në Bosnje e Hercegovinë, EUFOR, është rrëzuar në një fshat pranë Bërçkos të enjten, duke lënë të vdekur katër anëtarë të ekuipazhit dhe 11 të lënduar, tha misioni në një komunikatë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Thasë të zinj mbeturinash, të mbushur me dokumente të shkatërruara,…