BSPK-ja i ofron mundësi qeverisë për dialog

20 prill 2022 | 15:03

Kryesia ekzekutive e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BPSK) ka mbajtur të mërkurën takim me qëllim të shqyrtimit të situatës aktuale dhe të zhvillimeve të fundit pas protestës së 8 prillit, si dhe u paraqit një raport lidhur me takimin që është mbajtur më 18 prill në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të BSPK-së, Atdhe Hykolli, në të cilin takim u bisedua për kërkesat tashmë e njohura në protestën e 8 prillit për vazhdimin e pagesës prej 100 euro për çdo muaj deri sa të fillojë zbatimi i Ligjit të Pagave dhe kërkesave të tjera.

BSPK-ja në këtë mbledhje ka vendosur që t’i japë përparësi dialogut me Qeverinë, duke lënë anash protestat. BSPK-ja vlerëson se kërkesat sindikale mund të arrihen me dialog, ku sipas këtij institucioni, takim i radhës me kryeministrin Albin Kurti pritet të mbahet së shpejti.

“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës informon anëtarësinë sindikale se kryesia ekzekutive e BSPK-së pas një diskutimi të gjerë e duke pasur parasysh se ka filluar dialogun me kryeministrin Kurti, dhe deklarimit të tij se kërkesat sindikale do të shqyrtohen me përgjegjësit qeveritarë dhe se për to do të informohet BSPK-ja për realizimin e kërkesave të pareshtura në takimin e radhës, i cili pritet që së shpejti të thirret nga kryeministri, mori vendim që t’i jepet mundësi dialogut duke tentuar që të arrihet marrëveshje me dialog. Pra duke prolonguar veprimet sindikale deri në takimin e ardhshëm të kryesisë ekzekutive të BSPK që do të mbahet më 8 prill”, ka njoftuar BPSK-ja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuar (UNHR) ka bërë…