BSPK-ja zgjedh kryetarin dhe nënkryetarin e Këshillit Drejtues

29 mars 2021 | 12:05

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka zgjedhur kryetarin e ri të Këshillit Drejtues (KD) dhe nënkryetarin.

Kryetar  i këtij këshilli është zgjedhur Ali Gashi dhe nënkryetar Frashër Raci.

Njoftimi i plotë i BSPK-së:

Këshilli Drejtues i BSPK-së u mbajt me datën 27.03.2021 në “Hotel Grand” (salla e kuqe).

Delegatët e Kuvendit mbajtën një minutë heshtje për humbjen e sindikalistëve gjatë vitit 2020 siç janë: prof. dr. Hajrullah Gorani, i cili ishte kryetari i  parë i  BSPK-së, z. Fadil Azemi, nga dega e Policisë dhe z. Alush Hoti nga dega e Agrokompleksit.

BSPK-ja në prani të 52 delegatëve miratoi procesverbalin e mbledhjes se KD-së të kaluar, Raportin e punës dhe atë financiar, Raportin e auditimit si dhe caktoi datën e Kongresit të VIII me radhë të BSPK-së i cili do të mbahet më 2 tetor 2021.

Delegatët e Kuvendit gjithashtu e zgjedhen kryetarin e Këshillit Drejtues të BSPK-së, z. Ali Gashi nga dega e Administratës dhe nënkryetarin e KD-së, z. Frashër Raci nga dega e Burgjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e GLSP-së dhe…