Buffoni: Në Botëror e përkrahi Kamerunin

15 nëntor 2022 | 12:07

Kampioni i Botës në vitin 2006, Gianluigi Buffon ka thënë se në mungesë të Italisë është fans i Kamerunit në Botërorin e Katarit.

“Si zakonisht, kur Italia nuk është aty, përpiqem që t’i ndjek skuadrat ku luajnë shokët e mijë të skuadrës apo miqtë, apo ata të cilët tradicionalisht nuk janë favorit. Në këtë rast, kombi që do ta përkrah në Botëror është Kameruni. Ata kanë një vend të veçantë në zemrën time”, ka thënë Buffon.

Buffon ka vendosur që të jetë portier pasi kishte parë një ndeshje të Kamerunit në Botërorin e vitit 1990 dhe ishte inspiruar nga portieri i tyre, Thomas N’kono. Ai i është shumë mirënjohës kësaj figure madje ai e ka emëruar edhe djalin e tij, Thomas, për ta nderuar N’Konon.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se Kosova për…