Buffoni nuk pensionohet deri në moshën 43-vjeçare

05 korrik 2020 | 13:38

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon planifikon të vazhdojë të luajë derisa të mbush të paktën 43 vjet. Buffon theu rekordin shumëvjeçar të Paolo Maldinit, duke u bërë lojtari me më shumë paraqitje në Serie A, plot 648 sosh, pas ndeshjes së fituar 4-1 ndaj Torinos.

“Më duhej të prisja një kohë të gjatë për këtë rekord, por nuk ishte problem”, ka thënë fillimisht 41-vjeçari për “Sky Sport Italia”.

“Tani për tani ne po luajmë shumë ndeshje. Është një kohë delikate e sezonit dhe presioni që ndjeva ishte vetëm në lojë. Tani jam shumë i lumtur, por mendimi për rekordin nuk më preku. Në fillimin e karrierës sime, isha më i shkujdesur dhe i thjeshtë. Kam pasur shumë ëndrra dhe i nxitur nga qasja ime për të mos u kënaqur kurrë me veten time, erdha këtu”, ka thënë Buffon.

“Thyerja e rekordit të Del Pieros për Juven nuk është një nga objektivat e mia. Unë nuk jam duke luajtur për këto gjëra sepse praktikisht kam dalë në pension para dy vitesh. Pastaj erdhi PSG-ja, më pas shfrytëzova rastin të kthehem këtu dhe të ndjehem përsëri mirë”. “E kuptoj që nëse kam motivimin e duhur, mund të luaj disa ndeshje pa asnjë problem, ndërsa jap përgjigje të shkëlqyera në fushë. Do të jem këtu derisa të mbush të paktën 43 vjet, por që kur i mbush 40 vjet, i kam marrë gjërat muaj pas muaji. Më duhet të monitoroj situatën dhe të jem gjithmonë i gatshëm të tërhiqem kur elementi kryesor mungon, domethënë aftësia për të luajtur në krye”.

“Pasi të ndiej se e kam arritur atë pikë, do të heq dorë. Për sa kohë që jam i motivuar dhe në formën e duhur, është e drejtë vetëm që unë të luaj sepse nuk ka asgjë që më bën më të lumtur sesa të luaj ndeshje futbolli”, përfundoi Buffon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i të diagnostikuarve me koronavirus deri më tani në…