Buffoni refuzon Barcelonën

10 qershor 2021 | 13:41

Portieri Gianluigi Buffon thuhet se ka refuzuar një ofertë të Barcelonës. “Sport” raporton se Barcelona i ka bërë një ofertë portierit italian për t’u bërë portieri i tyre i dytë.

Mirëpo, sipas gazetës spanjolle, 43-vjeçari e ka refuzuar ofertën e katalunasve, pasi që dëshiron të transferohet diku ku mund të këtë minuta më shumë. Kujtojmë se Buffon është lojtar i lirë, pasi ka vendosur për herë të dytë të largohet nga Juventusi.

Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e ish-portierit të Parmas e Paris Saint-Germainit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Plani ekonomik dhe investues i Bashkimit Evropian (BE) për Ballkanin…