Zaevi në Tiranë: Bashkë jemi më të fortë dhe më afër tregjeve të BE-së

10 qershor 2021 | 13:37

Plani ekonomik dhe investues i Bashkimit Evropian (BE) për Ballkanin Perëndimor e mbështet rimëkëmbjen afatgjate ekonomike të rajonit, njëkohësisht duke nxitur integrimin rajonal.

Kështu ka thënë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, i cili është duke u mbajtur në Tiranë.

“Zbatimi i planit do të stimulojë aktivitetin ekonomik, do të rris investimet në sektorin privat dhe publik, do të përforcojë konkurrencën dhe inovacionet, veçanërisht në kompanitë e vogla dhe të mesme”, ka thënë Zaevi.

Më tutje, Zaevi ka thënë se plani ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor ka potencial të fuqishëm për mbështetjen e lidhjeve kryesore rrugore dhe hekurudhore.

“Vullneti ynë është nxitja e zhvillimit të kapaciteteve me energji të ripërtërishme dhe kalim nga qymyri në burime të ripërtërishme të energjisë, rritje të efikasitetit energjetik, ulje të emetimeve të gazeve serrë dhe përmirësimin e infrastrukturës për menaxhim me ujërat e zeza. Gjatë këtyre periudhave sfiduese, të gjitha vendet nga rajoni punojnë në vendosjen e tregut të përbashkët rajonal”.

“Me zbatimin e tregut të përbashkët rajonal krijojmë vende më të mira të punës, zgjedhje të shkëlqyer të çmimeve më të ulëta për udhëtim, studim dhe punë afariste në rajon, më lehtë dhe pa pengesa. Me treg të integruar sjellim rritje plotësuese të PBB-së në rajon sepse bashkë jemi më të fortë, gjë që e bën Ballkanin Perëndimor më tërheqës, më konkurrues dhe më afër tregjeve të BE-së”, ka thënë Zaevi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(Bilall Maliqi “Lule për kurorë”, (poezi për fëmijë), sh.b. “Lena:…