
Buja: Familja Gerbeshi nga Sllovia kalon nga LDK-ja në PDK, më mbështet mua për kryetar të Lipjanit
29 shtator 2025
| 17:06
Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka njoftuar për një familje e cila nga LDK-ja ka kaluar në PDK.
Ai ka shkruar në “Facebook” se tashmë familja Gerbeshi nga Sllovia e mbështet atë për kryetar të qytetit.
“Familja Gerbeshi nga Sllovia, nga LDK-ja kalon në PDK dhe mbështet fuqishëm kandidaturën time për Kryetar të Komunës së Lipjanit”, ka shkruar Buja.