Bujar Dugolli: Kur mungon lavdia personale, lind nevoja për të baltosur lavdinë e tjetrit

05 gusht 2025 | 11:47

Profesori universitar, Bujar Dugolli, mbështetë protestën e organizuar nga shoqatat e luftës kundër padrejtësisë që po bënë gjykata e Hagës ndaj krerëve të UÇK-së. Dugolli në një postim të tij në “Facebook”, ka thënë se në Kosovë ekziston një kategori njerëzish që gjatë luftës zgjodhën të heshtnin, të qëndronin anash ose edhe të pozicionoheshin kundër lëvizjes çlirimtare. Sot, po ata ose fëmijët e tyre dalin pa asnjë pikë turpi dhe baltosin luftën më të drejtë të popullit tonë.

Postimi i plotë i profesorit Dugolli:

Kur mungon lavdia personale, lind nevoja për të baltosur lavdinë e tjetrit

Në Kosovë ekziston një kategori njerëzish që gjatë luftës zgjodhën të heshtnin, të qëndronin anash ose edhe të pozicionoheshin kundër lëvizjes çlirimtare. Sot, po ata ose fëmijët e tyre dalin pa asnjë pikë turpi dhe baltosin luftën më të drejtë të popullit tonë.

Lind pyetja: Pse?

Sepse arsyeja është e qartë: ndihen fajtorë. Sepse kur fëmijët i pyesin: “Ku ishit ju gjatë luftës?”, nuk kanë përgjigje. Dhe në mungesë të lavdisë, fillojnë të përçmojnë sakrificën e të tjerëve, për të arsyetuar veten dhe për t’u dukur “të drejtë” në një histori që vetë e lanë bosh.

Por historia nuk shkruhet nga ata që heshtën, sabotuan apo u rreshtuan në anën e gabuar të saj.

Historia është shkruar dhe do të vazhdojë të shkruhet duke nderuar gjakun dhe sakrificën e atyre që i dolën zot Kosovës në ditët më të vështira.

#LuftaÇlirimtare

#LavdiDëshmorëve

#MosHarro

#LiriPërÇlirimtarët

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moblizim i jashtëzakonshëm është parë lidhur me protestën e cila…