Gruda: Bahtiri më kërkoi falje në korridor – s’është në pozitë me na shitur moral patriotik

19 nëntor 2025 | 22:26

Sonte në Pressing po diskutohet për seancën e sotme, ku Glauk Konjufca dështoi të zgjidhet kryeministër i Kosovës, përplasjet në Kuvend dhe zhvillimet që pritet të pasojnë në ditët në vijim. Në studio janë Valon Murati, Albert Krasniqi, Përparim Gruda, Dukagjin Gorani, Dibran Hoxha e Burim Ramadani.

Pas përplasjes në Kuvend me Agim Bahtirin, Gruda tha se u takua në korridor me të pas përfundimit të seancës, ku edhe i kërkoi këtij të fundit falje.

Ai tha se sa i përket bagazhit patriotik, Bahtiri nuk është në pozicion që të shesë moral të tillë.

“U takuam në korridor, dhe me kërkoj falje, tha nuk e pata me ty por me partinë. Mendoj që ishte e ultë, më vjen keq nëse hyjmë me kqyrë bagazhin patriotik, nuk mendoj që Bahtiri është në pozicion me na shit moral të tillë”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik, Ylli Hoxha ka deklaruar se dështimi i formimit…