Bujar Gashi, drejtori i ri i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës

11 dhjetor 2018 | 15:24

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije të martën se ka emëruar drejtor të Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashin.

Ai ka thënë se Gashi është specialist i mjekësisë familjare dhe trajner i akredituar për Mjekësi Familjare.

“Në vitin 2016 e kemi zgjedhur si drejtor të Qendrës së Mjekësisë Urgjente në Prishtinë dhe që nga ajo kohë ka treguar rezultate të matshme në fushën e urgjencës dhe menaxhimit shëndetësor. Bazuar në rezultatet në punë dhe njohjen e Shëndetësisë Primare në komunën tone, dr. Bujari është zgjedhja e duhur për ta vazhduar reformën në Shëndetësinë primare në Prishtinë”, ka thënë Shpend Ahmeti, kryetar i Komunës së Prishtinës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë një numër i madh i fishekzjarrëve që tregtohen,…