Bulliqi: Duam t’i hapim rrugë progresit e meritokracisë

18 shkurt 2020 | 23:07

Shpejtim Bulliqi, kandidat për kryetar komune nga radhët e VV-së në Podujevë, ka reaguar në llogarinë e tij në Facebook.

Ai po thotë se një lajm që është duke qarkulluar nëpër portale ka për qëllim ta sulmojë VV-në dhe atë si kandidat.

Sipas tij, këtu kemi të bëjmë me shfrenimin e djemve të Agim Veliut dhe me dezinformim nga ana tjetër.

“E vërteta është që unë dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! duam të ç’rrënjosim hajninë dhe keq qeverisjen në Llap, si dhe t’i hapim rrugë progresit e meritokracisë”, shkruan mes të tjerash Bulliqi.

Ky është reagimi i plotë:

Një lajm që po qarkullon nëpër disa portale që kanë për qëllim të sulmojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe mua si kandidat për kryetar komune, nga frika e humbjes së pushtetit janë shfrenuar djemtë e Agim Veliut, me shpifje të ulta që kanë qëllim të dezinformojnë publikun, gjoja unë kam për qëllim të ç’rrënjos rugovizmin në Llap, e vërteta është që unë dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! duam të ç’rrënjosim hajninë dhe keq qeverisjen në Llap, si dhe t’i hapim rrugë progresit e meritokracisë./Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martën i është dhënë lamtumira e fundit Abide Sejdiut,…