Bulliqi merr vendim për ndalimin e telefonave në shkollat e Podujevës

24 janar 2024 | 11:56

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka marrë vendimin për ndalimin e përdorimit të telefonave në shkollat e kësaj komune.

Ky vendi vlen për nxënësit, mësimdhënësit, stafin profesional dhe punëtorët tjerë në mjediset – ambientet e institucioneve edukative-arsimore dhe parauniversitar në Komunën e Podujevës.

Vendimi është marrë bazuar në udhëzuesin nr. 20/2018 të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

“Për zbatimin e këtij vendimi do të kujdesen Drejtoria e Arsimit dhe Drejtorët e institucioneve të arsimit para universitar”, ka njoftuar Komuna e Podujevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rita Ora dukej super elegante teksa doli nga hoteli “Mandarin…