
Bulliqi: Rendimentet me grurë sivjet më të lartat që nga paslufta, nga 6 mijë deri 7.2 mijë kg për hektarë
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se sivjet do të ketë rekord rendimenti me grurë.
Sipas tij, rendimentet me grurë do të jenë më të lartat që nga paslufta, nga 6 mijë deri në 7.2 mijë kg për hektar.
“Ka pak ditë që në Podujevë ka filluar fushata e korrje-shirjeve të grurit. Nga bisedat me fermerë sivjet rendimentet me grurë janë më të lartat që nga paslufta, nga 6 mijë deri në 7.2 mijë kg për hektar. Për ta përcjellë fushatën ishim sot tek vëllezërit Sejdiu, të cilët kanë mbjellë mbi 150 hektarë me grurë dhe 150 hektarë të tjerë me kultura të tjera bujqësore. Fermerëve llapjanë iu urova që fushata e korrje-shirjeve t’iu ecë mbarë dhe me sa më shumë bereqet! Nga toka jonë për bukën tonë!”, ka shkruar Bulliqi në “Facebook”.