Bulliqi takohet me komandantin e ri të KFOR-it në Podujevë

11 prill 2024 | 15:46

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur në takim komandantin e ri të KFOR-it në Podujevë, Balint Molnar dhe bashkëpunëtorët e tij.

Kryetari Bulliqi e ka uruar për detyrën e re komandantin e ri si dhe është shprehur i gatshëm për bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in në interes të ruajtjes dhe sigurisë publike.

“Në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme në Komunën e Podujevës, si dhe për projektet që po zhvillohen gjatë kësaj kohe të cilat po e transformojnë qytetin”, ka njoftuar Komuna e Podujevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak para nisjes së sezonit veror, Google ka zbuluar 20…