Bulliqi takohet me përfaqësuesit e organizatës ‘Llampa Innovation Center’

19 janar 2021 | 16:16

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur të martën në takim përfaqësuesit e Organizatës Joqeveritare “Llampa Innovation Center”, Blerina Zejnullahu, Gëzim Zejnullahu dhe Valon Shabani, me të cilët ka biseduar për aktivitetet dhe format e bashkëpunimit.

Përfaqësuesit e “Llampa Innovation Center” e kanë njoftuar kryetarin Bulliqi për angazhimet e tyre dhe projektet në të cilat janë të fokusuar si organizatë, për të cilat kanë thënë se targetojnë kryesisht të rinjtë dhe aktivitetet e tyre kryesore kanë të bëjnë me ofrimin e trajnimeve në zhvillimin e shkathtësive dhe gjuhë programuese.

Për zhvillimin e tyre dhe rritjen e gamës së programeve dhe aktiviteteve që ofrojnë, përfaqësuesit e kësaj organizate kërkuan nga kryetari Bulliqi ndihmë për të siguruar një lokacion të përshtatshëm.

Ndërsa kryetari Bulliqi, ka përgëzuar të rinjtë e kësaj qendre inovative për punën dhe aktivitetet e tyre, ndërsa u premtoi që në afat sa më të shkurtër kohor do të angazhohet për sigurimin e një lokacioni të përshtatshëm për ta.

Po ashtu, Bulliqi u ka premtuar mbështetjen e komunës që drejton edhe në realizimin e përbashkët të programeve me interes për të rinjtë llapjanë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me organizatën “Qatar Charity”, të…