Bulliqi takohet me udhëheqësin e ushtarëve ukrainas në Kosovë

20 prill 2022 | 16:51

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka zhvilluar sot takim me Ivan Nasterko udhëheqës i ushtarëve ukrainas të cilët po shërbejnë në Kosovë.

Nasterko e informoi kryetarin Bulliqi se në Kosovë janë 40 ushtarë ukrainas, të cilët po presin urdhrin për t’u kthyer në vendlindje për të luftuar përballë agresionit rus që po ndodhë atje.

Ushtarët ukrainas para se të largohen nga vendi ynë kanë ndërmarrë një iniciativë për ta realizuar një projekt të përbashkët humanitar me institucionet, organizatat dhe qytetarët e Kosovës.

“Sigurisht si qytetarë të një vendi që së voni ka përjetuar luftën shpreha gatishmërinë e plotë të institucioneve lokale, por edhe të qytetarëve llapjanë. Në ditët në vazhdim së bashku me trupat përkatëse në komunë do të mblidhemi dhe do t’i vendosim format e kontributit në këtë nismë për institucionet, bizneset, shoqatat dhe të gjithë qytetarët që janë të interesuar të bëhen pjesë e saj”, ka thënë Bulliqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manolo Portanova rrezik 14 vitesh burg. Lojtari i Genoas akuzohet…