Bulliqi takon ministrin Aliu, diskutojnë për projektet infrastrukturore

01 dhjetor 2022 | 13:59

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka takuar ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministrin e kësaj ministrie, Hysen Durmishi.

Bulliqi ka bërë me dije se kanë biseduar për realizimin e projekteve infrastrukturore në komunën e Podujevës, ku temë kyçe e bisedës ishte magjistralja Podujevë-Prishtinë.

“Folëm për sfidat, vështirësitë dhe për domosdoshmërinë e realizimit të këtij projekti në afat sa më të shpejtë. Diskutuam edhe për projektet e përbashkëta që kemi si institucione si rruga ‘Skënderbeu’, zgjerimin e ujësjellësit në Orllan dhe folëm për trajtimin e ujërave të zeza, nevojën e menjëhershme për rregullimin e rrugës që dërgon tek Burgu i Sigurisë së Lartë e tema të tjera. Me ministrin Aliu u dakorduam të jemi në komunikim të vazhdueshëm, në funksion të realizimit të secilit projekt të planifikuar për komunën e Podujevës”, ka thënë kryetari Bulliqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në konferencën për media së bashku me presidentin e Gjermanisë,…