Bunjaku zbulon klubet që po interesohen për lojtarët e Ballkanit

05 dhjetor 2023 | 16:42

Drejtori i klubit të futbollit Ballkani, i ftuar në emisionin “EKIPI A” në ATV, ka deklaruar që janë disa klube që po interesohen për lojtarët e tyre.

“Për disa lojtarë ka interesim, sepse paraqitja e tyre në kombëtare iu ka ndihmuar shumë. Nuk po e zbulojë cilat klubet, por janë nga kampionate shumë të rëndësishme”, ka thënë Bunjaku.

Po ashtu drejtori i Ballkanit tregoi që klubi nga Suhareka do të shkojë në stadiumin ‘Maksimir’ të Zagrebit për të fituar ndeshjen përballë Dinamos dhe kështu do të siguronte kalimin e grupit në Ligën e Konferencës.

“Jemi duke luftuar në gjitha frontet, ne e kemi një ndeshje të vështirë përballë Dinamo Zagrebit, por do të shkojmë për fitore dhe shpresojmë në një rezultat jo të mirë të Astanës”, ka deklaruar Bunjaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas ngjarjes së fundit, ku me armë zjarri u vra…