Musliu-Shoshi: Të punojmë fort që gratë të mos vriten, për gjakpirësit burgu nuk mjafton

05 dhjetor 2023 | 16:33

Pas ngjarjes së fundit, ku me armë zjarri u vra Liridona Ademaj, derisa po kthehej në shtëpi së bashku me dy fëmijet e saj dhe bashkëshortin, ka reaguar edhe deputetja e PDK-së Ariana Musliu Shoshi.

Ajo ka thënë se për gjakpirësit burgu vetëm në këtë jetë nuk mjafton.

“Për gjakpirësit burgu vetëm në këtë jetë nuk mjafton! Vajza/ gruaja nuk është pronë e askujt, prandaj nuk e ka askush të drejtën të trajtoj si të tillë. Prandaj, nuk do të ndalemi duke punuar fort që vajzat e gratë të trajtohen me dinjitet, të mos dhunohen e vriten! Nuk na falet nese vajzat tona mund nesër të jetë Marigona, Zejnepja, Sadija, Diana, Valbona e Liridona dhe shumë të tjera vetëm sepse janë gra! Drejtësia e dënimi do të triumfoj nga njeriu e nga Zoti!”, ka shkruar Musliu-Shoshi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
06.12.2023 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Gjilan 1.…