Burhan Pajaziti i bashkohet ekipit të Bekë Berishës: “Prishtina ka nevojë për përfaqësues që nuk heshtin”

06 gusht 2025 | 00:55

Burhan Pajaziti, aktivist dhe njohës i çështjeve komunale, ka bërë të ditur se i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), duke shpallur kandidaturën për anëtar të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Në një postim publik, Pajaziti thekson se vendimi i tij vjen si rezultat i përkushtimit për një Prishtinë më të drejtë, më të mirëqeverisur dhe më të begatë për të gjithë qytetarët.

“Kam vendosur të kandidoj për anëtar të Kuvendit Komunal të Prishtinës, nën siglën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Ky është një angazhim për të qenë zëri juaj në institucionin vendimmarrës të qytetit – për të mbrojtur interesin publik, për të propozuar politika të drejta dhe për të ndihmuar në ndërtimin e një Prishtine më të mirë për të gjithë,” shkruan ai.

Pajaziti, i cili tashmë është pjesë e ekipit të Bekë Berishës, thotë se Aleanca përfaqëson vlera që lidhen ngushtë me nevojat reale të qytetarëve:

🔹 Forcimi i demokracisë lokale

🔹 Përmirësimi i cilësisë së jetës për çdo qytetar

🔹 Transparencë dhe barazi në vendimmarrje

🔹 Mbështetje për rininë, familjen, arsimin dhe ekonominë lokale

Ai shton se Prishtina ka potencial të jashtëzakonshëm, por për të çuar përpara ndryshimin, qyteti ka nevojë për përfaqësues që nuk heshtin përballë padrejtësive apo dështimeve institucionale.

“Ftoj çdo qytetar që beson në një të ardhme më të mirë për Prishtinën, të na bashkohet në këtë rrugëtim. Me vullnet të përbashkët, mund të bëjmë ndryshimin,” përfundon Pajaziti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Evropa po lëviz drejt një “Shengeni ushtarak” me qëllim që…