Burim Ramadani: Rifat Stojkaj humbi jetën tragjikisht në aksident

11 maj 2026 | 08:41

Ish-deputeti Burim Ramadani ka njoftuar se Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Deçanit dhe anëtari i AAK-së, Rifat Stojkak ka ndërruar jetë pas një aksidenti.

Ramadani thotë se lajmin e mori me pikëllim të thellë dhe tregon se me Stojkan u takua para dy ditësh.

“Para dy ditësh ishim bashkë e bisedonim për plane afatgjate, por sot me dhimbje mora lajmin që kolegu ynë energji plotë Rifat Stojkaj u nda nga kjo botë në fatkeqësi komunikacioni. Përherë do të kujtojmë Rifat! Lutem që familja e të afërmit të gjejnë forcën për të përballuar dhimbjen! Ngushëllime të gjithëve që e njohën!”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Serbisë financon me para nga buxheti i shtetit…