Burim Ramadani: T’u bëhet narkotesti të gjithë deputetëve pas certifikimit të rezultateve
13 janar 2026
| 12:09
Ish-kandidati i AAK-së për deputet, Burim Ramadani, kërkon që deputetëve të rinj të Kuvendit të Kosovës t’u bëhet narkotesti.
Ai thotë se kjo duhet të ndodhë posa të certifikohen rezultatet.
“Shumë e nevojshme është të bëhet narkotesti, menjëherë pasi të certifikohen rezultatet. Sigurt që disa duhet të drejtohen në QKUK për ndihmë në rehabilitim, ndërsa të tjerët vazhdojnë në ulëset në parlament”, ka shkruar Ramadani në “Facebook”.



