Zhvillimi i FSK-së dhe bashkëpunimin me KFOR-in, temë diskutimi mes Maqedoncit dhe admiralit George M. Wikoff
13 janar 2026
| 10:46
Ministri në detyrë, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admiral George M. Wikoff, si dhe komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş.
“Diskutuam për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, zhvillimin e FSK-së dhe bashkëpunimin me KFOR-in. Theksova angazhimin për forcimin e kapaciteteve të FSK-së përmes edukimit të oficerëve sipas doktrinës së shteteve perëndimore si dhe modernizimit me sisteme të armatimit të prokuruara nga shtetet anëtare të NATO-s, në funksion të sigurisë së qytetarëve dhe aspiratës për anëtarësim në NATO”, ka shkruar Maqedonci në “Facebook”.



