Begaj: Sakrifica e dëshmorëve, një nga amanetet më të shenjta të historisë

29 nëntor 2026 | 15:07

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka kujtuar dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e vendit, me rastin e Ditës së Çlirimit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Begaj ka vlerësuar sakrificën e bijve dhe bijave të Shqipërisë, të cilët, në periudhat më të vështira të historisë, vendosën lirinë e atdheut mbi jetën e tyre.

Ai ka theksuar se kujtimi dhe vepra e tyre duhet të ruhen dhe t’u përcillen brezave të ardhshëm.

“Sakrifica e tyre përbën një nga amanetet më të shenjta të historisë. Ata janë pjesë e ndërgjegjes sonë kombëtare”, ka shkruar Begaj.

Në fund, presidenti shqiptar u ka uruar qytetarëve Ditën e Çlirimit

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Barcelona po e shqyrton mundësinë e transferimit të Erling Haalandit…