PROFESOR ARTAN NIMANI: 29 DHE 30 NËNTORI – DY DATA TË RËNDËSISHME NË HISTORINË E DREJTËSISË PËR UÇK-në
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe profesori universitar, Artan Nimani, përmes një postimi ka rikujtuar rëndësinë historike të datave 29 dhe 30 nëntor, duke i cilësuar ato si dy momente të rëndësishme në historinë e drejtësisë për pjesëtarët e UÇK-së.
Profesori Nimani rikujton se më 30 nëntor 2005, Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm nga Tribunali i Hagës, ndërsa më 29 nëntor 2012, u konfirmua pafajësia e Ramush Haradinajt, Lahi Brahimajt dhe Idriz Balajt.
Ai thekson se drejtësia duhet të mbështetet në prova dhe fakte, ndërsa lufta e UÇK-së duhet të vlerësohet në kontekstin e saj historik.
Në postimin e tij, Nimani shpreh shpresën që edhe procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit të përmbyllet me drejtësi dhe ata të kthehen pranë familjeve të tyre.
Në fund, profesori Nimani apelon për drejtësi, pajtim, dinjitet dhe bashkim, duke e përmbyllur mesazhin me thirrjen:
„Drejtësi për çlirimtarët! Respekt dhe lavdi për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”




