Burrat e divorcuar, shumë herë më të rrezikuar nga sëmundjet

07 korrik 2019 | 16:25

Studimet kanë treguar se divorcet janë shumë të rënda psikologjikisht jo vetëm për nënat dhe fëmijët, por edhe më shumë për baballarët, ndaj këta të fundit duhet të mendohen dy herë përpara se t’i japin fund një martese.

Statistikisht, niveli i burrave të divorcuar që kryejnë vetëvrasje është tri herë më i lartë se i grave të divorcuara.

Burrat e divorcuar kujdesen më pak për shëndetin, duke ulur përdorimin e ushqimeve të shëndetshme e duke konsumuar më shumë lëndë të dëmshme, si duhani apo alkooli.

Kanë më shumë gjasa të neglizhojnë vizitat te mjeku, dhe të vdesin nga sëmundje që mund të kishin qenë të trajtueshme. Këto përfundime janë shkruar në librin “Dying To Be Men”, me  autor Uill Kourenaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Bedri Islami Duke marrë shkas nga një letër drejtuar…