Burrë e grua humben jetën pasi u goditën nga treni, Ramosaj ngushëllon familjen Gjocaj

10 mars 2024 | 17:07

Kryetari i Komunë së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka ngushëlluar familjen Gjocaj, pas humbjes së dy anëtarëve në aksidentin që ndodhi mbrëmë në fshatin Krushevë e Madhe në Klinë, ku vetura u përplas nga treni.

“Tronditës lajmi për vdekjen tragjike të Fahri Gjocaj dhe bashkëshortes së tij, Vlora Gjocaj nga fshati Baballoq i Deçanit, të cilët humbën jetën si pasojë e një aksidenti në trafik. Në këto momente të rënda për familjen Gjocaj, ndajmë dhembjen me ta dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Deçanit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen. Zoti ju dhashtë forcë që ta kaloni këtë dhembje!”, ka shkruar Ramosaj.

Sipas policisë, deri tek aksidenti dyshohet se kishte ardhur pasi që vozitësi i automjetit nuk ka ndaluar në shenjën STOP para vendkalimit mbi hekurudhë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Berat Nimani ka dhënë detaje për ngjarjen tragjike të vëllait…