Burri dorëzon çantën me para në polici

24 dhjetor 2018 | 11:05

Një burrë amerikan ka dërguar në polici një çantë me 10 mijë dollarë brenda, që e gjeti në një platformë metroje.

Syri i Richard Taverna kapi shpejt çantën “blu Chanel” në platformën e trenit në Lincoln Center javën e kaluar. Brenda çantës kishte një shënim në rusisht. Pasi nuk gjeti agjent policie në stacion, burri e çoi atë në stacionin policor.

Policia konfirmoi se qesja i përkiste një gruaje që jeton në Manhatan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një muzikant në Afrikën e Jugut i ka lënë pa…