Burri goditet papritur nga kablloja e energjisë elektrike

09 dhjetor 2022 | 08:44

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Indi.

Një inspektor biletash është goditur nga rryma e një teli që i ra papritur teksa ai po qëndronte në një stacion treni.

Ngjarja e frikshme është kapur nga kamerat e sigurisë. Burri po qëndronte në platformën në stacionin Kharagpur Junction dhe po bisedonte me dikë kur papritur një tel i ra dhe e goditi me rrymë.

Burri ra në shina dhe qëndroi aty për pak kohë.

Kalimtarët nxituan në ndihmë të tij dhe përfundimisht e morën me barelë. Fatmirësisht, sipas New York Post, burri mbijetoi me disa djegie.

Po vijojnë hetimet për të përcaktuar saktësisht se si ka ndodhur aksidenti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti Amerikan i Drejtësisë po kërkon nga një gjykatës federal…