Burri me fëmijët nga Hajvalia, kanoset nga gruaja

24 prill 2022 | 09:15

Një burrë nga Hajvalia e Prishtinës ka raportuar në polici se është kërcënuar me jetë bashkë me fëmijët nga gruaja e tij.

Sipas tij, gruaja fillimisht është larguar nga shtëpia, më pas e ka kërcënuar atë përmes telefonit.

Policia ka thënë se e dyshuara nuk ka arritur të kontaktohet, ndësa rasti po hetohet.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNË NË FAMILJE & KANOSJE /Hajvali, 22.04.2022–22:23. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, e dyshuara femër kosovare me datë 16.04.2022 kishte dal nga shtëpia, ndërsa me datë 22.04.2022 përmes telefonit e kishte kontaktuar viktimën të cilin e kishte kanosur se do ta vras atë dhe fëmijët. E dyshuara nuk është hasur e as nuk është arritur që të kontaktohet nga policia. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Sven Aurén Përktheu: Adil Biçaku … Ata e kanë…