Burri therë së paku dhjetë herë me thikë gruan e tij

09 shtator 2020 | 22:28

Një burrë ka goditur sot gruan e tij më thikë në një shtëpi në Skenderaj, me ç’rast është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Viktima ishte goditur së paku dhjetë herë me thikë në pjesën e gjoksit dhe në disa pjesë tjera të trupit. Lajmin për Rtv Fontanen e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.

“Prokuroria është duke e përgatitur kërkesën për caktimin e paraburgimit pas arrestimit që iu ka bë burrit të të plagosurës në Skenderaj”, ka thënë Preteni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i lëvizjes URA në Mal të Zi, Dritan Abazoviq,…