BURRIT TË KOSOVËS

27 qershor 2020 | 10:26

(Kushtuar profesorit tim, Rexhep Qosjes për ditëlinje në vitin 2005)

Njerzit e mëdhenjë,
nuk duhet të lindin parakohe,
se mund të çmenden servilët,
hajdutët, hipokritët!
Mund të pushkatohen,
me fjalë, me plumba e gjuajtje gurësh,
nga bastardët, hardhucat
dhe servilët e këti shekulli.
Mbase kështu iu ka ndodhur
shumë burrave të mëdhenjë të botës,
që lindën bashk me ilumunizmin,
para kohe.
Kështu thonë profesor,
mbase edhe kështu është,
po ti linde vërtikalisht,
dhe vertikalisht jeton,
edhe sot si palcë guri!
Tetë dekada e ca,
me penë në dorë shëndritë,
Bogdani ynë i sotëm,
Naimi dhe Konica jonë i dytë!
Ti që dite më së miri,
ta duash popullin tënd,
ta gëdhendësh në artë,
historinë dhe shpirtin e tij të madh!
rilindasi ynë i sotëm,
një shekull para kohe ke lindur,
Për të « drejtën dhe të vërtetën,
e lë edhe kokën »- pate thënë,
dhe i tillë mbete tërë jetën,
ani pse servilët të sillen mbanë!
Në teatrin e Kosovës,
sot po kërcejnë bretkocat,
shtrigat dhe pakurrizorët,
duke thurrur plane klanesh,
e marimangash në festa,
dhe darka horrash!
Mbi tetë dekada me penë në dorë,
sa hije të ka fjala e artë,
o i Madhi ynë mendimtar,
me porosinë e madhe,
dhe Sfingen e gjallë!

(Ismet Rashiti)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trupat e pajetë të 14 personave janë gjetur në shtetin…