Bursistët mbështeten nga KOK-u

28 qershor 2019 | 17:41

Në kuadër të mbështetjes së Komitetit Olimpik të Kosovës për sportistët elitarë, dy bursistët e KOK-ut, atletët Musa Hajdari dhe Vijona Kryeziu, po e vijojnë kampin përgatitor në Zhablak të Malit të Zi.

Bashkë me ta është edhe i riu Leon Thaqi, i cili përkrahet nga KOK-u para pjesëmarrjes në Festivalin Olimpik Evropian Veror për të Rinj, “Baku 2019”, që mbahet prej 21-27 korrik të këtij viti në kryeqytetin e Azerbajxhanit.

“Përgatitjet janë duke shkuar shumë mirë. Jemi në lartësi mbidetare mbi 1 500 metra, diçka që është shumë e rëndësishme për atletë gjatë kësaj faze. Përgatitjet janë duke shkuar shumë mirë. Presim të kemi performancë shumë më të lartë në aktivitetet që na presin”, ka deklaruar Hajdari për “noc-kosovo.org”. Me atletët është edhe trajneri i Kosovës, Zijadin Kryeziu. Kampi ka filluar më 17 qershor dhe do të zgjasë deri më 1 korrik.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur të…