Bushati për protestat në Tiranë: Shqipëria e Re, kapitull i pashmangshëm që duhet përqafuar

21 qershor 2026 | 14:36

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar lidhur me protestat në Tiranë, duke kundërshtuar pretendimet se qytetarët që marrin pjesë në to ndikohen nga faktorë të jashtëm apo nga algoritmet e rrjeteve sociale.

Në mesazhin e tij, Bushati është shprehur se protestuesit janë qytetarë të revoltuar, të cilët, sipas tij, janë të vetëdijshëm për pasojat e lidhjeve mes politikës, oligarkisë, medias dhe krimit të organizuar.

“Nuk janë të nxitur nga Irani, as nga algoritmet, e aq më pak të humbur në qëllimet e tyre. Janë shqiptarë të revoltuar nga trajtimi i atdheut si plaçkë. Të vetëdijësuar për pasojat e aleancës së dëmshme mes politikës, oligarkisë, medias dhe krimit të organizuar. Janë qytetarë që besojnë se Shqipëria meriton më shumë: më shumë drejtësi, më shumë dinjitet, më shumë shpresë dhe më shumë mundësi për të gjithë.

Çdo ditë që kalon e forcon bindjen se Shqipëria e Re nuk është thjesht një aspiratë, por një kapitull i pashmangshëm që duhet përqafuar. Ky është një moment që kërkon reflektim të thellë, urtësi dhe përgjegjësi”, ka shkruar Bushati në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franca vendosi 35 departamente nën alarmin e kuq për valën…